Këtë javë, Slow Media Albania mori pjesë në një udhëtim studimor në Berlin së bashku me një grup gazetarësh dhe redaktorësh shqiptarë të angazhuar për forcimin e gazetarisë së pavarur dhe llogaridhënies mediatike. Kjo vizitë organizohej nga Instituti Shqiptar i Medias.
Gjatë vizitës, pjesëmarrësit patën mundësinë të takoheshin dhe të shkëmbenin përvoja me media dhe institucione gjermane si Deutsche Welle (DW), Friedrich Ebert Stiftung dhe redaksinë investigative CORRECTIV. Pjesëmarrësit paten mundësi të shikonin se si transparenca, verifikimi i fakteve dhe inovacioni mund të forcojnë besimin publik tek gazetaria.
Foto Nr.1 Momente gjatë takimit në ambentet e DW
Foto Nr.2 Momente gjatë takimit në ambentet e DW
Nga redaksia ndërkombëtare e DW, te modeli investigativ i CORRECTIV dhe misioni i FES për liri, drejtësi dhe solidaritet, përvoja ofroi njohuri mjaft të rëndësishme mbi zhvillimin e qëndrueshëm të medias dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.
Foto Nr.3 Momente gjatë takimit në ambientet e CORRECTIV
Foto Nr.4 Momente gjatë takimit në ambentet e Friedrich Ebert Stiftung
Slow Media Albania u përfaqësua nga Inva Hasanaliaj, Themeluese & Drejtuese Ekzekutive, dhe Ina Allkanjari, Anëtare e Bordit, të cilat ndanë perspektiva mbi mënyrën se si gazetaria e ngadaltë mund të sjellë thellësi, kontekst dhe llogaridhënie në peizazhin mediatik shqiptar.
