Slow Media Albania këtë muaj është bërë pjesë e buletinit Voices from the Youth Leaders NetworkIntegrity Initiatives International (III), një organizatë botërore që promovon integritetin, transparencën dhe llogaridhënien përmes një rrjeti ndërkombëtar liderësh të rinj.

Integrity Initiatives International po udhëheq një lëvizje në rritje për krijimin e Gjykatës së parë Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit (IACC). Ky institucion synon t’i japë fund pandëshkueshmërisë së kleptokratëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Korrupsioni i lartë, abuzimi i pushtetit publik për përfitime personale nga udhëheqësit shtetërorë mbetet një nga pengesat më të mëdha për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së. Gjithashtu privon përparimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut, luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe ndërtimin e një rendi ndërkombëtar të drejtë dhe të bazuar në rregulla.

Edhe pse 191 shtete janë palë të Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit (UNCAC), shumë liderë arrijnë t’i shmangen drejtësisë pasi kontrollojnë policinë, prokurorinë dhe gjykatat në vendet e tyre. IACC-ja do të mbushte këtë hendek ligjor të zbatimit duke ofruar një forum ndërkombëtar të paanshëm për ndjekjen penale të korrupsionit të lartë, duke parandaluar abuzimet dhe rikthyer asetet e vjedhura në shërbim të viktimave të korrupsionit.

Në këtë botim, Inva Hasanaliaj, themeluese dhe drejtuese ekzekutive e Slow Media Albania, ndan reflektime mbi mënyrën se si puna e saj në ndërthurjen e gazetarisë, lidershipit të të rinjve dhe inovacionit qytetar lidhet ngushtë me misionin e Integrity Initiatives International (III), për forcimin e integritetit në mbarë botën. Si anëtare e Youth Leaders Network (YLN), ajo ndan përvojën e udhëheqjes së modelit të gazetarisë “slow” në Shqipëri dhe Ballkanin Perëndimor. Kjo qasje vë në qendër thellësinë, saktësinë në artikujt investigativë, përpara shpejtësisë apo sensacionalizmit.

Pjesëmarrja e Slow Media Albania në rrjetin e YLN-së shënon një lidhje të rëndësishme midis risive mediatik dhe lëvizjeve botërore për integritet. Përmes këtij bashkëpunimi, organizata vijon të promovojë transparencën dhe llogaridhënien në jetën publike, duke fuqizuar zërat e të rinjve për të sfiduar dezinformimin dhe apatinë me gazetari të bazuar në fakte.

Të qenit pjesë e rrjetit ndërkombëtar të Integrity Initiatives International (III), forcon vizionin e Slow Media Albania: se gazetaria etike dhe integriteti janë shtylla thelbësore të demokracisë, në Shqipëri dhe në mbarë botën.

Lexoni buletinin

.

Slow Media Albania (SMA) është pionere e gazetarisë së ngadaltë në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor, duke i dhënë përparësi raportimit etik, hulumtues dhe edukimit mediatik për të fuqizuar qytetarët 

Slow Media Albania (SMA) është pionere e gazetarisë së
ngadaltë në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor, duke i
dhënë përparësi raportimit etik, hulumtues dhe edukimit
mediatik për të fuqizuar qytetarët

Kontakt: 068 8008587
Adresa: Rruga “Foto Xhavella” Tirane Albania
Email: info@slowmediaalbania.org

© 2026 Slow Media Albania Designed by Abc Solutions.
Exit mobile version