Në epokën e informacionit të shpejtë, gazetaria e ngadaltë kërkon përdorimin e mjeteve të përshtatshme për të mbledhur, verifikuar dhe analizuar informacionin e publikuar.
SMA ka përgatitur një udhëzues të përmbledhur me mjetet më të rëndësishme që çdo gazetar i të dhënave dhe investigativ duhet të ketë në arsenalin e tij.

Platforma për mbledhjen e të dhënave

  • Google Advanced Search – Për kërkime në internet.
  • Wayback Machine (Internet Archive) – Për të aksesuar arkivat e faqeve të internetit.
  • WHOIS Lookup – Për të gjetur informacion mbi pronësinë e faqeve të internetit.
  • Pipl – Platformë kërkimi në “deep web”.
  • Maltego – Platformë për lidhjet midis individëve, grupeve, faqeve të internetit etj.
  • OSINT Framework – Katalog mjetesh për kërkime të hapura (OSINT).

Platforma për vizualizimin e të dhënave

  • Excel / Google Sheets – Platforma për analizën bazë të të dhënave.
  • OpenRefine – Platformë për pastrimin dhe organizimin e të dhënave.
  • Datawrapper – Platformë për krijimin e grafikëve, hartave dhe tabelave.
  • Flourish – Platformë për ndërtimin e vizualizimeve të avancuara.
  • Tableau Public – Platformë për krijimin dhe publikimin e vizualizimeve të të dhënave.
  • RStudio ose Python – Platformë për analiza të avancuara dhe modelime të të dhënave.

Regjistra publikë

  • ICIJ Offshore Leaks Database – Platformë me të dhëna të rrjedhura nga kompani offshore.
  • LittleSis – Bazë të dhënash mbi individë të fuqishëm dhe lidhjet e tyre.
  • EU Open Data Portal – Platformë për të dhënat publike të institucioneve të BE-së.
  • UN Comtrade – Platformë për të dhëna mbi tregtinë ndërkombëtare.
  • World Bank Open Data – Platformë për të dhëna mbi zhvillimin global.

Platforma për verifikimin e fakteve

  • InVID (plugin WeVerify) – Mjet për verifikimin e imazheve dhe videove.
  • Google Fact Check Explorer – Platformë për kërkimin e verifikimeve të fakteve.
  • TinEye – Platformë për verifikimin e origjinës së imazheve.
  • Forensically – Platformë për analizimin e imazheve të manipuluara.
  • Citizen Evidence Lab (Amnesty International) – Burime dhe mjete për verifikimin e përmbajtjeve të krijuara nga përdorues.

Mjete sigurie për gazetarët

  • Signal – Platformë për dërgimin e mesazheve të enkriptuara.
  • ProtonMail – Shërbim email-i i enkriptuar.
  • Tails – Sistem operativ i sigurt dhe portabël për komunikim anonim.
  • SecureDrop – Platformë për dorëzim anonim të dokumenteve dhe informacioneve.
  • Tor Browser – Platformë për navigim anonim në internet.

Platforma të specializuara për investigime

  • Aleph (nga OCCRP) – Arkiv dokumentesh të regjistrave publikë.
  • Hunchly – Platformë për ruajtjen dhe organizimin e kërkimeve online.
  • DocumentCloud – Platformë për analizimin e dokumenteve në grup.
  • MuckRock – Platformë për paraqitjen e kërkesave për të dhëna publike (FOIA), kryesisht në SHBA.

Slow Media Albania (SMA) është pionere e gazetarisë së ngadaltë në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor, duke i dhënë përparësi raportimit etik, hulumtues dhe edukimit mediatik për të fuqizuar qytetarët 

Slow Media Albania (SMA) është pionere e gazetarisë së
ngadaltë në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor, duke i
dhënë përparësi raportimit etik, hulumtues dhe edukimit
mediatik për të fuqizuar qytetarët

Kontakt: 068 8008587
Adresa: Rruga “Foto Xhavella” Tirane Albania
Email: info@slowmediaalbania.org

© 2025 Slow Media Albania Designed by Abc Solutions.
Exit mobile version