Në një epokë ku lajmet e rreme përhapen më shpejt se faktet, gazetaria e ngadaltë shfaqet si një armë e fuqishme në luftën kundër dezinformimit. Duke vënë theksin te analiza, verifikimi dhe konteksti përpara shpejtësisë, kjo qasje ofron një alternative më të fortë ndaj përhapjes së lajmeve të rreme.

Përhapja e shpejtë e dezinformimit

Një studim i kryer nga Instituti i Teknologjisë së Massachusetts (MIT) tregoi se lajmet e rreme përhapen më shpejt dhe më gjerësisht se informacioni i vërtetë. Duke analizuar mbi 126,000 histori të shpërndara në Twitter, studimi gjeti se lajmet e rreme kanë 70% më shumë mundësi të ri-shpërndahen sesa lajmet e vërtetat. Këtyre të fundit u duhet gjashtë herë më shumë kohë për të arritur te 1,500 njerëz krahasuar me lajmet e rreme.

Kjo përhapje e shpejtë lidhet shpesh me natyrën emotive të lajmeve të rreme, të cilat i bëjnë përdoruesit më të prirur për t’i shpërndarë.

Qasja e gazetarisë së ngadaltë

Gazetaria e ngadaltë kundërshton këtë trend duke vënë theksin te verifikimi i mbështetur në fakte. Po ashtu raportimi me kontekst dhe analiza për të ndihmuar lexuesit të kuptojnë të gjithë panoramën e ngjarjes është një tjetër pike e cila diferencon këtë model gazetarie.

Një studim i vitit 2023 nga Rrjeti Ndërkombëtar i Kontrollit të Fakteve (IFCN) zbuloi se artikujt me cikle më të gjata kërkimi kishin 64% më pak gjasa të përmbanin gabime faktike në krahasim me lajmet e shpejta.

Kjo metodë promovon diskutime me një publik të informuar dhe rikthen besueshmërinë te audienca. Mediat që praktikojnë gazetari të ngadaltë, si De Correspondent në Holandë apo Tortoise Media në MB, kanë raportuar nivele më të larta të besimit te audienca (25–30%) se mesatarja (Reuters Institute 2024)

Iniciativa që mbështesin gazetarinë e ngadaltë

Disa organizata që mishërojnë parimet e gazetarisë së ngadaltë:

  • Tortoise Media: E lançuar në vitin 2019, Tortoise fokusohet në raportime të thelluara dhe ka ndërtuar një komunitet me mbi 110,000 anëtarë. Qasja e tyre rezonoi gjatë pandemisë, duke u ofruar lexuesve informacion të saktë në një kohë pasigurie.
  • Bellingcat: Një platformë investigative me burim të hapur që verifikon me përpikmëri informacionin, ka luajtur një rol kyç në verifikimin e lajmeve të rreme gjatë konfliktit të Ukrainës.
  • StopFake: E themeluar në Ukrainë, kjo organizatë specializohet në verifikimin e fakteve dhe ekspozimin e propagandës, veçanërisht nga burimet ruse. Ajo ka zgjeruar ndikimin përmes emisioneve televizive dhe rrjeteve sociale.
  • Verificado: Një iniciativë meksikane që, gjatë zgjedhjeve të vitit 2018, verifikoi mbi 400 deklarata, duke prodhuar përmbajtja vizuale dhe video për të edukuar publikun në lidhje me lajmet e pavërteta.

Efektiviteti i gazetarisë së ngadaltë

Duke ofruar informacione të hulumtuara mirë dhe të kontekstualizuara, gazetaria e ngadaltë ndihmon në:

  • Reduktimin e përhapjes së dezinformimit: Raportimi i ngadaltë zvogëlon publikimin e lajmeve sensacionale dhe shpesh të rreme.
  • Rritjen e transparencës: Analiza e thelluar ndihmon në kuptimin e çështjeve komplekse edhe nga një audience që nuk është e specializuar në fusha të caktuara.
  • Ndërtimin e besimit: Saktësia dhe transparenca e vazhdueshme forcon besimin e audiencës.

Në një peizazh mediatik ku shpesh shpejtësia mbizotëron ndaj saktësisë, gazetaria e ngadaltë ofron një kundërpeshë të nevojshme, duke garantuar që e vërteta të mbizotërojë mbi lajmet e rreme.

Burimet:

Slow Media Albania (SMA) është pionere e gazetarisë së ngadaltë në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor, duke i dhënë përparësi raportimit etik, hulumtues dhe edukimit mediatik për të fuqizuar qytetarët 

Slow Media Albania (SMA) është pionere e gazetarisë së
ngadaltë në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor, duke i
dhënë përparësi raportimit etik, hulumtues dhe edukimit
mediatik për të fuqizuar qytetarët

Kontakt: 068 8008587
Adresa: Rruga “Foto Xhavella” Tirane Albania
Email: info@slowmediaalbania.org

© 2025 Slow Media Albania Designed by Abc Solutions.
Exit mobile version