Slow Media Albania është tashmë anëtare e rrjetit të Anna Lindh Foundation, një komunitet i gjerë organizatash që punojnë për dialog ndërkulturor dhe bashkëpunim në rajonin Euro-Mesdhetar.
Ky anëtarësim përforcon angazhimin tonë për të ndërtuar ura bashkëpunimi përtej kufijve, për të shkëmbyer përvoja dhe për të kontribuar në një hapësirë mediatike ku e vërteta, integriteti dhe dialogu janë themel i demokracisë. Ne besojmë se gazetaria nuk është vetëm raportim, është përgjegjësi, është guxim dhe është shërbim ndaj qytetarëve.
Ky është një tjetër hap drejt këtij vizioni
