Politikat e privatësisë

Politikat e privatësisë

Slow Media Albania është e angazhuar të mbrojë privatësinë e përdoruesve të saj dhe të sigurojë trajtimin e sigurt të informacioneve të tyre personale. Kjo politikë e privatësisë përshkruan se si ne mbledhim, përdorim dhe mbrojmë të dhënat tuaja kur ju vizitoni faqen tone, ndërveproni me përmbajtjen tonë ose angazhoheni me shërbimet tona. Ne jemi të përkushtuar të mbrojmë privatësinë tuaj dhe të garantojmë sigurinë e informacionit tuaj personal në përputhje me Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR) dhe ligjet e tjera të zbatueshme për mbrojtjen e të dhënave.

  1. Ne mbledhim llojet e informacioneve si mëposhtë:

Informacioni që ju jepni drejtpërdrejtë përmes:

Kontaktit : Kur abonoheni në buletinin tonë, na kontaktoni përmes formularëve të ndryshëm, ne mund të mbledhim emrin tuaj, adresën e emailit, adresën postare, numrin e telefonit dhe detaje të tjera kontakti.

Llogarive të krijuara: Nëse krijoni një llogari në platformën tonë (p.sh., për të komentuar, marrë pjesë në diskutime ose akses në përmbajtje ekskluzive – nëse është e aplikueshme), ne mbledhim emrin tuaj të përdoruesit, fjalëkalimin dhe çdo informacion tjetër që jepni në profilin tuaj.

Përmbajtjeve që dorëzoni: Ne mbledhim përmbajtje të tilla si komente mbi artikuj ose të dhëna të paraqitura përmes formularëve.

Informacione të mbledhura automatikisht:

Të dhënat e përdorimit të faqes në internet: Ne mbledhim automatikisht informacione në lidhje me përdorimin e faqes sonë të internetit nga naa juaj, duke përfshirë IP tuaj, llojin e shfletuesit, sistemin operativ, URL-të referuese, faqet, datat dhe orët e vizitave tuaja në faqet tona.

Të dhëna analitike: Ne mund të përdorim shërbime analitike të palëve të treta (p.sh. Google Analytics) për të mbledhur dhe analizuar trafikun e faqes në internet dhe sjelljen e përdoruesve. Këto shërbime mund të përdorin cookie dhe teknologji të tjera gjurmimi. Ne do të marrim pëlqimin tuaj për përdorimin e cookie-ve kur kërkohet me ligj.

  1. Si do të përdoret informacioni i marrë nga ju

Për ofrimin dhe përmirësimin e shërbimeve tona: Për të publikuar përmbajtjen tonë gazetareske, për të operuar dhe mirëmbajtur faqen tonë si dhe për të ofruar mbështetje për lexuesit tanë.

Komunikim me ju: Për t’ju dërguar buletine, përditësime, njoftime për ngjarje dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve tuaja. Ju mund të çabonoheni nga komunikimet tona në çdo kohë.

Analizim të përdorimit të faqes së SMA: Për të kuptuar se si përdoret faqja jonë . Të identifikojmë fushat që kanë nevojë për përmirësim duke optimizuar përmbajtjen dhe shërbimet tona.

Mbrojtja e të drejtave dhe interesave tona: Për të zbatuar Kushtet tona të Shërbimit, për të mbrojtur pronën tonë intelektuale dhe për të respektuar detyrimet ligjore.

Abonimet: Për të përpunuar dhe menaxhuar abonimet tuaja.

Siguria: Për të mbrojtur sigurinë e faqes sonë, për të parandaluar mashtrimet dhe për të zbatuar Kushtet tona të Shërbimit.

Pajtueshmëria ligjore: Për të respektuar ligjet dhe rregulloret në fuqi, për t’iu përgjigjur kërkesave ligjore dhe për të mbrojtur të drejtat tona ligjore.

Raportim mbi dhunën ndaj gazetarëve: Të krijojmë dhe përditësojmë databazën tonë të të dhënave për dhunën ndaj gazetarëve. Kjo mund të përfshijë mbledhjen e informacionit, duke përfshirë potencialisht detajet personale, për incidentet. Këto të dhëna do të trajtohen me kujdes maksimal, do të anonimizohen aty ku është e nevojshme dhe e mundur dhe do të përdoren vetëm për analiza statistikore dhe qëllime advokimi. Të dhënat personale të ndjeshme do të përpunohen vetëm nëse është e nevojshme dhe vetëm nën masat mbrojtëse të duhura.

Si e ndajmë informacionin tuaj:

Ne nuk i shesim apo shpërndajmë të dhënat tuaja personale palëve të treta për qëllime marketingu. Ne mund të ndajmë informacionin tuaj me palët e mëposhtme:

Ofruesit e shërbimeve: Ne mund të ndajmë informacionin tuaj me ofruesit e shërbimeve të palëve të treta që na ndihmojnë në ofrimin e shërbimeve tona, të tilla si hostimi i faqes në internet, marketingu me email dhe analitika. Ne sigurojmë që këta ofrues janë të detyruar kontraktualisht të mbrojnë të dhënat tuaja.

Autoritetet Ligjore: Ne mund të zbulojmë informacionet tuaj nëse kërkohet nga ligji ose për të mbrojtur të drejtat, pronën intelektuale, sigurinë tonë apo të tjerëve.

Me pëlqimin tuaj: Ne do të ndajmë informacionin tuaj me palët e treta vetëm nëse ju keni dhënë pëlqimin tuaj.

Për qëllime gazetareske: Ne mund të publikojmë ose ndajmë informacione që ju na jepni si pjesë e ndërveprimeve tuaja me Slow Media Albania, të tilla si komente ose përmbajtje të krijuara nga përdoruesit, dhe kjo vetëm për qëllime gazetareske.

Ruajtja e të dhënave

Ne e ruajmë informacionin tuaj personal për aq kohë sa është e nevojshme për të përmbushur qëllimet e përshkruara në këtë Politikë të Privatësisë, përveç nëse kërkohet ose lejohet me ligj një periudhë më e gjatë ruajtjeje. Periudhat e ruajtjes përcaktohen si më poshtë:

Të dhënat e kontaktit: Ruhet për aq kohë sa jeni të abonuar në komunikimet tona ose sipas nevojës për t’iu përgjigjur pyetjeve tuaja.

Të dhënat e përdorimit të faqes: Ruhen për një periudhë të arsyeshme për të analizuar performancën e faqes në internet dhe për të përmirësuar shërbimet tona.

Përmbajtja e krijuar nga përdoruesit: Ruhet për aq kohë sa përmbajtja mbetet në faqen tonë të internetit.

Të dhënat në lidhje me dhunën ndaj gazetarëve: Ruhen për aq kohë sa nevojitet për të siguruar mbrojtjen më të mirë të gazetarëve.

Të drejtat tuaja

Kur ne mbështetemi në pëlqimin tuaj për të përdorur informacionin tuaj personal, ju keni të drejtë ta tërhiqni atë pëlqim në çdo kohë. Kjo përfshin të drejtën për të na kërkuar të çregjistrohemi nga lista jonë e emailit në çdo kohë. Ju gjithashtu keni të drejtat e mëposhtme:

E drejta e aksesit: Mund të na shkruani për të kërkuar konfirmim se çfarë informacioni personal mbajmë për ju dhe për të kërkuar një kopje të atij informacioni personal.

E drejta për korrigjim: Ju keni të drejtë të kërkoni që ne të korrigjojmë çdo informacion personal të pasaktë ose jo të plotë.

E drejta për të tërhequr pëlqimin: Nëse ne po përpunojmë informacionin tuaj personal bazuar në pëlqimin tuaj, ju keni të drejtë të tërhiqni pëlqimin tuaj në çdo kohë.

Siguria

Ne marrim masa të arsyeshme për të mbrojtur informacionin tuaj personal nga aksesi, përdorimi, zbulimi, ndryshimi ose shkatërrimi i paautorizuar. Këto masa përfshijnë:

Kriptimi i të dhënave: Përdorimi i kriptimit për të mbrojtur të dhënat e ndjeshme gjatë transmetimit dhe ruajtjes.

Kontrollet e hyrjes: Kufizimi i aksesit në informacionin tuaj personal vetëm nga ana e një personeli të autorizuar.

Privatësia e Fëmijëve

Faqja jonë e internetit dhe shërbimet tona nuk u drejtohen fëmijëve nën moshën 16 vjeç. Ne nuk mbledhim me vetëdije informacione personale nga fëmijët nën 16 vjeç. Nëse jeni prind ose kujdestar dhe besoni se fëmija juaj na ka dhënë informacione personale, ju lutemi na kontaktoni menjëherë.

Kur përpunojmë të dhënat personale të fëmijëve (aty ku kërkohet), nuk do ta bëjmë këtë pa pëlqimin e tyre ose, kur kërkohet, pëlqimin e prindit/kujdestarit. Ne do të kemi gjithmonë masa mbrojtëse të përshtatshme për të siguruar që informacioni personal i fëmijëve të trajtohet me kujdesin e duhur.

Ndryshimet në këtë njoftim

Ne mund ta përditësojmë këtë njoftim herë pas here. Ne do t’ju njoftojmë për ndryshime të rëndësishme duke ju kontaktuar drejtpërdrejt aty ku është e mundur si dhe duke vendosur një njoftim në faqen tonë të internetit.

 

Kushtet e Shërbimit

Kushte të Shërbimit rregullojnë aksesin tuaj dhe përdorimin e faqes së internetit të Slow Media Albania (slowmediaalbania.org) dhe çdo shërbimi të lidhur (së bashku, “Shërbimet”). Duke hyrë ose duke përdorur Shërbimet, ju pranoni të jeni të detyruar nga këto Kushte. Nëse nuk pajtoheni me këto Kushte, nuk mund t’i përdorni Shërbimet.

  1. Përdorimi i Shërbimeve

Përshtatshmëria: Duhet të jeni të paktën 16 vjeç për të përdorur Shërbimet.

Regjistrimi i llogarisë (nëse aplikohet): Nëse disa veçori kërkojnë regjistrimin e llogarisë, ju pranoni të jepni informacion të saktë dhe të plotë. Ju jeni përgjegjës për ruajtjen e konfidencialitetit të kredencialeve të llogarisë tuaj dhe për të gjitha aktivitetet që ndodhin nën llogarinë tuaj.

Përdorimi i pranueshëm: Ju pranoni të përdorni Shërbimet vetëm për qëllime të ligjshme dhe në një mënyrë që nuk cenon të drejtat e të tjerëve ose nuk kufizon ose pengon përdorimin dhe gëzimin e shërbimeve nga dikush tjetër. Ju nuk duhet:

–  Postoni ose transmetoni  përmbajtje të paligjshme, kërcënuese, abuzive, shpifëse,  të turpshme ose ndryshe të kundërshtueshme.

–  Mashtroni duke përdorur indetitetit të dikujt tjetër ose shtrembëroni apo keqpërdorni  lidhjen tuaj me një person ose entitet.

– Ndërhyni ose prishni shërbimet ose serverët ose rrjetet e lidhura me Shërbimet.

-Shkelni çdo ligj ose rregullore në fuqi.

Përmbajtja e krijuar nga përdoruesi: Ju jeni vetëm përgjegjës për çdo përmbajtje që paraqisni, postoni, ngarkoni ose e bëni të disponueshme përmes Shërbimeve (p.sh. komenteve). Duke dorëzuar përmbajtjen e krijuar nga përdoruesit, ju na jepni një licencë joekskluzive, pa honorare, të përhershme, të parevokueshme dhe mbarëbotërore për të përdorur, riprodhuar, modifikuar, përshtatur, botuar, përkthyer, krijuar vepra të prejardhura nga, shpërndarë dhe shfaqur një përmbajtje të tillë. Ju përfaqësoni dhe garantoni se keni të gjitha të drejtat e nevojshme për të dhënë këtë licencë dhe se përmbajtja juaj nuk cenon asnjë të drejtë të palës së tretë. Ne rezervojmë të drejtën për të hequr ose modifikuar çdo përmbajtje të krijuar nga përdoruesi që shkel këto Kushte ose është ndryshe e kundërshtueshme.

  1. Pronësia Intelektuale

Përmbajtja jonë: Shërbimet dhe e gjithë përmbajtja e përfshirë në to, duke përfshirë por pa u kufizuar në tekst, grafikë, logo, imazhe, video, audio, softuer dhe përmbledhje të të dhënave (“Përmbajtja”), janë pronë e Slow Media Albania ose licencuesve të saj dhe mbrohen nga të drejtat e autorit, markat tregtare dhe ligje të tjera të pronësisë intelektuale.

Marka : Emri, logoja e Slow Media Albania dhe markat e tjera tregtare, markat e shërbimit dhe emrat tregtarë janë marka tregtare të Slow Media Albania dhe nuk mund të përdoren pa lejen tonë paraprake me shkrim. Nëse po shpërndani ose ribotoni përmbajtjen tonë (p.sh. artikuj), duhet të jepni atributin e duhur për Slow Media Albania, duke përfshirë një link i cili lidh burimin origjinal në faqen tonë të internetit.

  1. Përfundimi

Ne mund ta ndërpresim aksesin tuaj në Shërbime, tërësisht ose pjesërisht, në çdo kohë, me ose pa shkak dhe me ose pa njoftim. Pas përfundimit, e drejta juaj për të përdorur Shërbimet do të pushojë menjëherë.

Na kontaktoni

Ne mirëpresim komentet tuaja për aksesueshmërinë e faqes sonë të internetit. Nëse keni ndonjë pyetje ose shqetësim në lidhje me aksesueshmërinë ju lutemi na kontaktoni:

Email: info@slowmediaalbania.org

Slow Media Albania (SMA) është pionere e gazetarisë së ngadaltë në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor, duke i dhënë përparësi raportimit etik, hulumtues dhe edukimit mediatik për të fuqizuar qytetarët 

Slow Media Albania (SMA) është pionere e gazetarisë së
ngadaltë në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor, duke i
dhënë përparësi raportimit etik, hulumtues dhe edukimit
mediatik për të fuqizuar qytetarët

Kontakt: 068 8008587
Adresa: Rruga “Foto Xhavella” Tirane Albania
Email: info@slowmediaalbania.org

© 2025 Slow Media Albania Designed by Abc Solutions.