Kush Jemi

Inva Hasanaliaj

Drejtuese Ekzekutive dhe Themeluese

Inva Hasanaliaj është gazetare dhe themeluese e SMA (Slow Media Albania). Me përvojë të gjerë në gazetarinë e kontrollit të fakteve dhe atë investigative, ajo ka punuar me “Faktoje.al” si gazetare për verifikimin e fakteve dhe më vonë “Integrity Initiatives International” në Boston, ku i është bashkuar skuadrës në hartimin e strategjive të komunikimit për fushatën e krijimit të Gjykatës së parë Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit .
Aktualisht ajo mban pozicionin e Drejtueses Ekzekutive në United Consulting ku ka vendosur dhe zbatuar me sukses objektivat strategjikë duke udhëhequr një ekip zhvilluesish softwar-i dhe duke menaxhuar aktivitetet financiare. Përveç aktiviteteve të saj profesionale, ajo është gjithashtu e akredituar në fusha të shumta komunikimi dhe ka marrë pjesë në disa programe dhe akademi të lidhura me median dhe lidershipin ku më e fundit është ajo nga Harvard University “ Becoming a Leader: Developing Your Style and Making Sound Decisions”
Inva zotëron një diplomë master në Gazetari nga Falmouth University (Mbretëria e Bashkuar) dhe një BA në Marrëdhëniet me Publikun dhe Komunikimin nga Universiteti Europian i Tiranës.

 

Inva Hasanaliaj (1) (1)

Ilda Kurti

Bashkëthemeluese dhe Kryeredaktore

Studiuese feministe, me fokus në shkencat humane dhe shoqërore, e cila hulumton ndikimin e patriarkatit në lidhje me homofobinë drejtuar ndaj pakicave seksuale në kulturën bashkëkohore. Ajo është bashkëthemeluese e SMA (Slow Media Albania) ku aktualisht ndjek studimet master në Universitetin e Sorbonës në Paris. Ilda ishte pjesëmarrëse e trajnimit të BIRN për gazetarët e rinj në Ballkanin Perëndimor. Që atëherë, ajo ka vazhduar të punojë si gazetare hulumtuese e pavarur, duke raportuar për çështje të korrupsionit, drejtësisë tranzicionale dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut në Ballkanin Perëndimor.
Ajo është e prirur të hulumtojë dhe shkruajë për tema si feminizmi, patriarkalizmi, studimet gjinore dhe kulturore, si dhe për proceset e demokratizimit në shoqëritë pas konflikteve. Ildës i pëlqen shumë analizat e diskursit, veçanërisht për temat që lidhen me seksizmin e përdorur në gjuhën e përditshme si dhe në fushën e medias. Si një aktiviste, Ilda është veçanërisht e interesuar në mbrojtjen e të drejtave të pakicave vunerabël, duke qenë e zëshme për shkeljet e të drejtave të njeriut në rajon dhe se si ndërtimi i qëndrueshmërisë mund të ndihmojë komunitetet më të vogla.

 

Ilda Kurti

Bordi-Slow Media Albania

Donjeta Zeqa
Erida Curraj
WhatsApp Image 2025-02-13 at 11.18.26

Donjeta Zeqa

Presidente e Europa Donna Albania, fokusi i saj kryesor është të mbështesë pacientët që luftojnë me Kancerin e Gjirit. Me pothuajse 10 vjet përvojë në Mbrojtjen e Pacientëve dhe menaxhimin e Organizatës së Pacientëve, ajo punon shumë për të përmirësuar ndërgjegjësimin, aksesin në kujdes dhe rrjetet mbështetëse për ata që janë prekur nga kanceri.
Gjatë gjithë karrierës së saj, ajo ka vendosur gjithmonë pacientët në radhë të parë, duke punuar ngushtë me profesionistët e kujdesit shëndetësor dhe politikëbërësit për t’u siguruar që nevojat pacientëve të plotësohen.

Erida Curraj

Erida është konsulente dhe një njohëse e mirë e dinamikës së sektorit të biznesit me mbi 17 viteve përvoje profesionale në nivele kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare, kryesisht në Evropë dhe Kinë. Së fundi iu bashkua Qendrës për Inovacion të Universitetit të Arizonës si Zhvilluese e Inovacionit për të pasuruar ekspertizën e saj në tregun amerikan.
Erida ka njohuri për sa i përket punës me Komisionin Evropian dhe projektet e Ballkanit Perëndimor me fokus te arsimi dhe të rinitë. Ajo zotëron një Doktoraturë në Dizajn Industrial, një PhD nga një Program midis Univeristetit të Ferraras dhe Universitetit Polis si dhe një Certifikatë Edukimi Ekzekutiv në “Produkti dhe sistemet e inovacionit sistematik” në MIT Sloan Management School. Prej vitit 2016, Erida jep leksione masteri në Departamentin e Art Dizajn në Universitetin Polis, dhe 6 vitet e fundit në Departamentin e Arkitekturës në Universitetin Politeknik të Tiranës.

Ina Allkanjari

Ina Allkanjari është gazetare me mbi 10 përvojë në industrinë e medias si gazetare investigative, reportere dhe trajnere për verifikimin e fakteve në Shqipëri. Ajo ka punuar si gazetare investigative në Qendrën Shqiptare për Gazetari Cilësie, e fokusuar në çështjet antikorrupsion dhe të drejtat e njeriut.
Në rolin e saj të mëparshëm në Faktoje.al, një organizatë që kontrollon faktet, Ina ishte e përfshirë si gazetare për kontrollin e fakteve dhe trajnere e medias. Ajo ka shërbyer gjithashtu si monitoruese e medias për OSBE/ODIHR-in gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021 dhe zgjedhjeve lokale 2023. Në vitin 2022, ajo u nderua me çmimin e gazetarëve investigativë më të vlerësuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri.

Slow Media Albania (SMA) është pionere e gazetarisë së ngadaltë në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor, duke i dhënë përparësi raportimit etik, hulumtues dhe edukimit mediatik për të fuqizuar qytetarët 

Slow Media Albania (SMA) është pionere e gazetarisë së
ngadaltë në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor, duke i
dhënë përparësi raportimit etik, hulumtues dhe edukimit
mediatik për të fuqizuar qytetarët

Kontakt: 068 8008587
Adresa: Rruga “Foto Xhavella” Tirane Albania
Email: info@slowmediaalbania.org

© 2025 Slow Media Albania Designed by Abc Solutions.