Slow Media Albania (SMA) është pionere e gazetarisë së ngadaltë në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor, duke i dhënë përparësi raportimit etik, hulumtues dhe edukimit mediatik për të fuqizuar qytetarët
Në një vend ku premtimet politike për furnizim me ujë të pijshëm 24 orë kanë qenë një konstante elektorale për më shumë se dy dekada, realiteti tregon një situate ndryshe dhe të rrezikshme për shëndetin e qytetarëve shqiptarë. Pavarësisht investimeve të deklaruara dhe strategjive ambicioze të hartuara nga qeveria shqiptare, sektori i ujësjellës-kanalizimeve vijon të përballet me sfida serioze që, jo vetëm cenojnë cilësinë e jetës, por edhe rrezikojnë drejtpërdrejt jetën dhe mirëqenien e popullsisë. Një auditim i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) evidentoi se një pjesë e konsiderueshme e fondeve publike, të destinuara për përmirësimin e infrastrukturës së…
